minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
E trishtë: Ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar i Atletico Madrid - Struga.net

E trishtë: Ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar i Atletico Madrid

0

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja ditën e sotme, me Atletico Madrid që ka njoftuar ndarjen nga jetë të 14-vjeçarit, që luante për moshat e “Los Colchoneros”.

Christian Minchola Sanchez numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta. Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen e 14-vjeçarit.

Gjithashtu, edhe presidenti Cerezo ka shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë. Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”, shkruan numri një i klubit të Atleticos.

Ndërkohë, kapiteni i ekipit, Koke shkruante: “Jeta është shumë e padrejtë! Kurajo familjes dhe miqve të Christianit.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy