minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Egbo: Si çdokund, dhe në Shqipëri ka racizëm, dua ta vazhdoj sezonin tjetër me këtë ekip - Struga.net

Egbo: Si çdokund, dhe në Shqipëri ka racizëm, dua ta vazhdoj sezonin tjetër me këtë ekip

0

Tirana është “relaksuar” ditën e sotme, pas fitores së thellë 5-1 të marrë në ndeshjen e parë ndaj Besëlidhjes. Bardheblutë vendosën të luajnë me formacionin e dytë në këtë ndeshje dhe arritën të marrin një barazim 1-1 ndaj Besëlidhjes dhe të kualifikohen në gjysmëfinale. Pas ndeshjes për “Super Sport” ka folur trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo.

“Mendoj se deri diku e morëm përgjigjen edhe pse vapa bëri të vetën se ishte temnperaturë e lartë. Nuk e prisja që çunat të ishin 100% sot. Kualifikimi mbaroi që te ndeshja e parë që e fituam në Tiranë. Pas golit të tyre arritëm të nxjerrim lojën tonë dhe të barazonim në fund të ndeshjes.

Zërat për të ardhmen? Nuk kam asnjë koment. A ka racizëm në Shqiperi? Normale që ka, në çdo vend të botës ka racizëm. Si ka njerëz të mirë, ka edhe të këqinj, por se sa përqind ka në Shqipëri nuk di të them. Unë mendoj se kam kaluar gjysmën e jetës këtu, nuk kam pasur asnjë problem. Nëse më pyet them që ka, a ka shumë e a ka pak, janë diskutime të tjera.

Në shumicën e intervistave kam thënë që çdo lojtar që kemi janë pjesë e rëndësishme. Në çdo ndeshje shoh kush është gati për të qenë në fushë, çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm.

Na duhen të gjithë, edhe ata që janë jashtë, të gjithë, edhe punëtorët e fushës janë të rëndësishëm për ekipin. Shumica e tyre janë pjesë e ekipit, çdo ndehsje ka rëndësinë e vet, ne kemi të gjtiha pozicionet pak a shumë të dubluar. Ndaj kam thënë që ky ekip mund të vazhdojë edhe kampionatin tjetër, në organikë ka lojtarë shumë të mirë.

Ekipi ka nevojë për të ardhura, nëse është mudnësia për të shitur lojtarë është mundësi e mirë, edhe për lojtarin se duke shkuar në kampionat më të mirë zhvillohet më shumë, klubi merr të ardhura, lojtari vazhdon karrierën duke bërë përpara. Muçi apo një tjetër mund të ketë vështirësi për të shkuar në kombëtare, kush shkon jashtë mund të zgjidhet në kombëtare.

Jemi munduar ta mbyllim që në ndeshjen e parë dhe lojtarët kanë pasur mudnësi të pushojnë sot. Unë trajner portierësh? Nuk kam koment, e kam thënë se ekipi që stërvis unë e di se çfarë trajenri jam, unë e di, klubi e di, kam licencë “Pro”, kam licencë për portierë e lojtarë. Nuk kam koment se e di se çfarë pune bëj”, u shpreh Egbo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy