minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Igli Tare shpejton për sulmuesin shqiptar, Lazio ka frikë nga një dështim - Struga.net

Igli Tare shpejton për sulmuesin shqiptar, Lazio ka frikë nga një dështim

0

Lazio po punon që të përshpejtojë kalimin e Vedat Muriqit në Itali. Sulmuesi do që të largohet nga skuadra e Fenerbahçes dhe klubet kanë arritur marrëveshjen. 18 milionë euro pritet t’i kushtojë ky operacion skuadrës së Lazios.

Drejtori sportiv Igli Tare do të paguajë 16 milionë euro + 2 të tjera me bonuse. Sulmuesi shqiptar do të nënshkruajë një marrëveshje të gjatë prej 5 vitesh. Tare po mundohet që të përshpejtojë kalimin te skuadra e tij, pasi ka frikë e një përsëritjeje të rastit të David Silves,

Muriqi do të përfitojë 2 milion euro në sezon. Shifër kjo e jashtëzakonshme për futbollistin shqiptar i cili bën hapin e madh në karrierë. Trajneri Inzaghi e do futbollistin shtatlartë, pasi i mungon një person me karakteristikat e tij në skuadër.

Share.

Comments are closed.