minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ilir Daja i jep lamtumirën Skënderbeut, gati zyrtarizimi tek Partizani - Struga.net

Ilir Daja i jep lamtumirën Skënderbeut, gati zyrtarizimi tek Partizani

0

Ilir Daja i ka dhënë lamtumirën klubit të Skënderbeut, duke u larguar nga klubi korçar. Zyrtarizimin ai e ka bërë nëpërmjet rrjeteve sociale, me një mesazh drejtuar sidomos tifozerisë me të cilën krijoi një lidhje të ngushtë gjatë viteve kur Skënderbeu shkroi historinë ne Shqipëri dhe Europë.

“Korça më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time, për qytetarinë, kulturën dhe respektin që e kam hasur kudo, si dhe për miqtë e shumtë që më kanë mbështetur në punën time. Skënderbeu më dha mundësine për të arritur suksese si asnjë skuadër tjetër, prandaj largimi është i vështirë.

Një falenderim special shkon për tifozerinë e Skënderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar veçmas. Për gjithçka kemi përjetuar bashkë, sukseset që kemi arritur, dëshiroj që rrugët tona të bashkohen sërish një ditë, për të arritur gjëra edhe më të mëdha, se sa ato të cilat tanimë janë shkruar në histori!”, ishin fjalët e Dajës.

Tanimë pritet thjesht zyrtarizmi i tij te Partizani, pasi palët kanë qenë prej ditësh në bisedime dhe gjithçka po shkon drejt firmës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy