minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Inter, Juve, Lazio, çfarë sfide! ‘Intriga’ për Kumbullën - Struga.net

Inter, Juve, Lazio, çfarë sfide! ‘Intriga’ për Kumbullën

0

Marash Kumbulla nga një emër i panjohur është shndërruar në atë më të lakuarin në Serie A në javët e fundit.

Për mbrojtësin e talentuar të kombëtares shqiptare ka shfaqur interesin e saj prej kohësh, por zikaltërve iu është bashkuar edhe Juventusi, Lazio, Napoli e skuadra angleze dhe gjermane. në të gjithë këtë histori, janë pikërisht Inter, Juve e Lazio që kanë më shumë avantazh se të tjerat në këtë garë për talentin shqiptar duke e ashpërsuar akoma më shumë rivalitetin mes këtyre skuadrave.

Dhe të mendosh që i pari që bëri lëvizjet e tij për Kumbullën ishte Napoli që më pas vendosi të mbajë pezull veprimet e tij për të dhe nga kjo kanë përfituar pikërisht Inter, juve e Lazio që janë në garë edhe për titullin e Serie A.

Tani problemi është sesi do të mbyllet çështja Kumbulla. Interi duket se është favorit, por gjithcka është e hapur teksa përfshihen në këtë histori edhe dy klube të Bundesligës si Borussia Dortmund dhe Leipzig që për momentin duket se janë disa hapa prapa. Në këtë pikë problemi qëndron te cmimi i futbollistit.

Verona kërkon 30-35 milionë Euro dhe kërkon të mbajë Kumbullën edhe për një sezon tjetër, sidomir nëse Juric do të qëndrojë në pankinë, ndërsa futbollisti ndihet gati për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe në javët e ardhshme do të bëjë zgjedhjen e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy