minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Jo vetëm basketbolli, në Amerikë ndalen të gjitha sportet kundër racizmit - Struga.net

Jo vetëm basketbolli, në Amerikë ndalen të gjitha sportet kundër racizmit

0

Merr përmasa të mëdha protesta e sportit në Amerikë kundër dhunës së policisë ndaj afro-amerikanëve. E nisi basketbolli dhe tani po e pasojnë gjithë sportet e tjera, bejsbolli, golfi, futbolli dhe tenisi, duke bojkotuar aktivitetet.

Pas NBA-së, pjesa më e madhe e sporteve në Amerikë kanë vendosur të ndalojnë. Gjithçka nisi pas sulmit brutal të policisë ndaj Jacob Blake. Fillimisht u bojkotuan tri ndeshje të NBA-së dhe tani vjen solidariteti i sporteve të tjera. Kishte ndodhur pas vrasjes së George Floyd dhe përsëritet tani, pas plagosjes së rëndë të Jacob Blake. Edhe bota e golfit rreshtohet në protestë kundër racizmit dhe diskriminimit në Amerikë. Një lojtari i këtij sporti, Cameron Champ, ka thënë: “Kjo është vetëm maja e ajsbergut, njerëzit e injoruan problemin për shumë kohë dhe tani kemi arritur në këtë pikë.”

Lakers dhe Clippers në NBA janë gati t’i japin fund sezonit që tani. Klubet janë rreshtuar në krah të lojtarëve të tyre, duke mbajtur një qëndrim të prerë se është momenti për të thënë “mjaft”. Edhe bejsbolli ka vendosur të ndalet. Një zgjedhje personale ka bërë edhe tenistja kampione japoneze, Naomi Osaka, e cila ka pohuar se nuk do të marrë pjesë në gjysmëfinalet e “Western& Southern Open Usa”. “Para se të jem një sportiste, jam një femër me ngjyrë”, – ka shkruar ajo në Tuiter. Shoqata e tenisit në Amerikë ka vendosur të anulojë të gjitha ndeshjet e sotme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy