
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti, priti sot në takim karateistin më të mirë të Maqedonisë, Berat Jakupin.Jakupi është kampion i trefishtë evropian në kategorinë e juniorëve. I riu Berat Jakupi, edhe gjatë garave të fundjavës u shpall kampion shtetëror në karate, në kategorinë e seniorëve deri në 84 kg.Gjatë këtij takimi, Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti, pasi e përgëzoi Berat Jakupin për sukseset e arritura deri më tani, tha se edhe stafi drejtues i Universitetit ndjehet mjaft krenar me sukseset e tij.“Në paraqitjet e tij, qoftë në vend apo në arenën ndërkombëtare, Berati përvec vetes, klubit dhe shtetit, si studen… …