minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kërkesa e pazakontë; Kimmich i kërkon Bayernit të protestojë për George Floyd - Struga.net

Kërkesa e pazakontë; Kimmich i kërkon Bayernit të protestojë për George Floyd

0

Bayern Munich po konsideron të organizojë një protestë për vdekjen e George Floyd në SHBA, me Joshua Kimmich të prirur që lojtarët të përdorin platformat e tyre në rrjetet sociale për të ndihmuar në këtë drejtim.

Floyd vdiq gjatë arrestimit nga policia në Minneapolis, javën e kaluar, pasi një oficer i vuri gjurin në qafë, ndërsa i shtrëngonte prangat në tokë. Më pas shpërthyen demonstrata të fuqishme mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë në të gjithë SHBA e më gjerë.

Jadon Sancho, Achraf Hakimi, Weston McKennie dhe Marcus Thuram treguan mbështetjen e tyre ndaj kauzës në fundjavë, të cilët u mbështetën edhe nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB). FIFA u bëri thirrje ligave të përdorin sens të përbashkët për çështjen, duke pasur parasysh kontekstin e ngjarjeve.

Të mërkurën, DFB tha se asnjë lojtar nuk do të sanksionohet për shfaqjen e solidaritetit me mesazhet antiracizëm.

Kimmich zbuloi se kryesuesit e Bundesligës kanë diskutuar mundësinë e të protestuarit së bashku, kur të përballen me Bayer Leverkusen në fundjavë:

“Si futbollist, ju keni një fuqi të madhe në këtë botë. Mendimi im është se duhet ta ndiejmë këtë përgjegjësi dhe të themi diçka, si Sancho. është mirë të mos reagojë vetëm një lojtar.

Ndoshta është një mundësi për të thënë diçka si ekip. Ne jemi një botë, një klub, një ekip futbolli. Nuk ka rëndësi nëse je i zi apo i bardhë.

Ne si futbollistë, sic bëri Sancho, kemi shumë fuqi për të apeluar te njerëzit e tjerë, për të qenë modele të roleve dhe për të thënë diçka. Ne si klub diskutuam dhe mbase mund të bëjmë diçka”.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kohët e fundit theksoi se lojtarët e Bundesligës që treguan solidaritet me George Floyd meritojnë duartrokitje, jo ndëshkim:

“Të gjithë duhet t’i themi jo racizmit dhe çfarëdo forme diskriminimi. Të gjithë duhet t’i themi jo dhunës, të cfarëdolloji”.

Klubet e Premier League u janë bashkuar gjithashtu thirrjeve për t’i dhënë fund racizmit, me postimet e Liverpool, Chelsea dhe Newcastle në mediat sociale. Po ashtu, lojtarët e tyre janë përulur para viktimës në SHBA, për të treguar solidaritetin me lëvizjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy