
Klubet e Kategorisë Superiore i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Në letër drejtuar kreut të qeverisë, klubet e Superiores kanë kërkuar plotësimin e kërkesave pas mbledhjes fundit të Ligës Profesioniste me FSHF-në.
KËRKESAT.
1.Ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve
2. Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%
3.Faljen e gjobave dhe kamatvonesave
4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.