minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Kupa e Shqipërisë: Kualifikohen për në gjysmëfinale Kukësi, Tirana dhe Teuta - Struga.net

Kupa e Shqipërisë: Kualifikohen për në gjysmëfinale Kukësi, Tirana dhe Teuta

0

Teuta dominoi çerekfinalen e kthimit ndaj Vllaznisë dhe arriti të triumfojë me rezultatin minimal 1-0, duke siguruar kështu kalimin me meritë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi takimi një javë më parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim 2-2.

Në “Niko Dovana” pritej iniciativa e Vllaznisë, duke qenë se barazimi pa gola favorizonte vendasit, por ishin pikërisht futbollistët e Teutës që morën lojën nën kontroll dhe u shfaqën kërcënueshëm që në start.

Rubin Hebaj fitoi një 11-metërsh, ndërsa topi i gjuajtur nga Sherif Kallaku u prit mjaft mirë nga portieri Alen Sherri, i rikthyer në formacion, pas disa javësh në pankinë. Gjatë gjithë pjesës së parë durrsakët iu afruan disa herë golit, por në të paktën dy raste ishte Mevlan Adili që hoqi topin mbi vijën fatale.

Gjërat u komplikuan më shumë për të besuarit e Hysen Dedjas, pasi menjëherë pas startit të pjesës së dytë, mbrojtësi Dajan Shehi u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 futbollistë për gjithë 45-minutëshin e dytë.

Gjithsesi Vllaznia ia doli të rezistojë mirë deri në minutën e 76′, kur mungesa e vëmendjes nga i riu Repaj bëri që topi të përfundonte te kapiteni Renato Arapi, i cili këtë herë gjuajti saktë dhe shënoi golin e avantazhit.

Ky gol u preu gjunjët shkodranëve që e patën të vështirë të dalin rrezikshëm në gjysmëfushën durrsake, ndërsa rezultati mbetu I pandryshuar deri në vërshëllimën finale të arbitrit kryesor Eldorian Hamiti.

Ndonëse me avantazhin minimal 1-2 në ndeshjen e parë, Kukësi nuk e nënvlerësoi aspak Apoloninë as në sfidën e sotme në ‘Elbasan Arena’, ku dominoi dhe ia doli të fitojë me rezultatin 3-1.

Verilindorët zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, kur fillimisht Bruno Lulaj dhe më pas Vasil Shkurtaj shënuan për t’u dhënë avantazhin e dyfishtë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Ethemi për Kukësin e gjata me penallti për fierakët.

Ndonëse e eliminuar që në ndeshjen e parë, kur humbi me rezultatin e thellë 5-1 në “Selman Stërmasi” përballë Tiranës, Besëlidhja respektoi maksimalisht Kupën e Shqipërisë, pasi u përball denjësisht me bardheblutë dhe mori një barazim 1-1, ndonëse kryesoi deri në minutat shtesë, kur sulmuesi Ernest Muçi riktheu baraspeshën.

Përcaktohen kështu 3 nga 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, të cilat janë Kukësi, Tirana dhe Teuta, ndërsa në mbrëmje pritet të mësohet edhe skuadra e katërt, që do të dalë nga përballja Skënderbeu-Bylis.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy