
E ardhmja e Federico Marchettit nuk do të jetë te Lazio. Marrja e drejtimit nga Edy Reja nuk ka qenë një gjë aspak e mirë për Marchetin, pasi trajneri Italian ia ka besuar portën e bardhekaltërve portierit shqiptar Etrit Berisha, i cili formën e mirë që ka shfaqur kohët e fundit e ka siguruar vendin e titullarit në formacionin e bardhekaltërve. Largimi nga kryeqyteti i zëvendësuesit të Buffon në kombëtaren italiane është i sigurt në verën ardhshme por në orët e fundit po flitet për një largim të ish-portierit të Cagliarit nga Roma që në këtë muaj. Për Marchettin ka shfaqur interes Marcello Lippi për ta transferuar 31-vjeçarin te skuadra e tij… …