minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Manchester City kërkon Bonucci, mbrojtësi bardhezi përgjigjet prerë - Struga.net

Manchester City kërkon Bonucci, mbrojtësi bardhezi përgjigjet prerë

0

Asnjëherë nuk ka pasur një negociim të vërtetë, por mendimi i Manchester City për Leonardo Bonucci është real.

Ditët e fundit, klubi anglez është interesuar te rrethi i mbrojtësit bardhezi, duke u përpjekur të kuptojë se cilat mund të jenë rrugët për ta rrëmbyer atë nga Juventusi dhe vënë në dispozicion të Pep Guardiolës.

Bonucci, megjithatë, nuk e pranoi ftesën për t’u ulur në një tryezë bisedimesh, edhe për shkak të rinovimit të vitit të kaluar, zyrtarizuar në nëntor, i vlefshëm deri më 2024.

Prandaj, “Zonja e Vjetër” është e qetë për prapavijën, ku bën pjesë edhe Leonardo, teksa po studion mundësi të tjera në merkato, veçanërisht për sulmin.

Edin Dzeko është objektivi kryesor i Fabio Paratici, por duhet bindur Roma. Me klubin verdhekuq, që boshnjaku e do aq shumë, do të përballet vetë për të kuptuar se cilat mund të jenë zgjidhjet.

Pirlo, nga ana e tij, ka bindje të plotë se Dzeko është funksional për lojën e tij dhe partner ideal për CR7. “9” e Romës, megjithatë, është shumë i lidhur me kryeqytetasit dhe kjo mund të përfaqësojë një pengesë të rëndësishme.

Alternativa tjetër mbetet Milik, që dëshiron të largohet nga Napoli. Flitet se edhe Cavani iu është ofruar bardhezinjve, por e kaluara e tij si “Matador blu” nuk e lejon atë të bëjë një zgjedhje kaq të vështirë dhe me zemër të lehtë.

Dhe meqë jemi te sulmi, ndoshta është koha që Moise Kean të kthehet pas një viti të kaluar tek Evertoni, pa lënë asnjë gjurmë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy