
Barcelona fitoi bindshëm sfidën e dytë përballë Napolit të vlefshme për Champions League me rezultatin 3-1.
Glat u shënuan që në pjesën e parë, dhe pas pushimit kapiteni i ekipit Leo Messi u kërkoi lojtarëve që të jenë të qetë.
Pak para se lojtarët të rifuteshin në fushë, Messi mori fjalën duke thënë: “Do sulmojnë ata. Mos të bëhemi trapa, kemi dy gola avantazh, duhet të luajmë të qetë. Po luajtëm të qetë do t’i bëjmë 8 gola”.
Duket se Barcelona e ka marrë me frikë të qenit në avantazh, teksa dy vitet e fundit janë eliminuar me përmbysje rezultati.
Dy vite më parë nga Roma që shokoi katalanasit dhe më pas Liverpool që rezultatin 3-0 e bëri të pavlerë me fitoren 4-0 në Anfield.
La arenga de #Messi en el entretiempo
“Tenemos 2 goles de ventaja, no seamos pelotudos.
Vamos a jugar tranquilos que le hacemos 8”.pic.twitter.com/BjnK3roRem
— Matias Errecalde (@matierrecalde) August 8, 2020