minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Nikoll Lesi akuzon Armand Dukën, se shiti ndeshjen me Lituaninë: Si dolën llotot dje? - Struga.net

Nikoll Lesi akuzon Armand Dukën, se shiti ndeshjen me Lituaninë: Si dolën llotot dje?

0

Nikoll Lesi akuzon Kombëtërane, se e humbi me qëllim ndeshjen me Lituaninë.

“Shqipëria pasi mundi Bjellorusinë dhe mendohej se do të luante mirë kundër Lituanisë, pësoi një humbje të turpshme ndaj një ekipi modest që kishte vite pa marrë një fitore.

Në pjesën e parë ekipi shqiptar luajti dobët dhe sportdashësit që e ndiqnin në televizon ndeshjen menduan se pjesën e dytë ekipi shqiptar do të ndërronte mënyrën e lojës, duke u hedhur në sulm.

Por në minutën e 50′ Gjasula bën gafën e pabesueshme e shoqëruar nga dalja e pasigurt e Strakoshës dhe lojtari lituanez Gazlaukas realizon me portën bosh.

Pas këtij goli u mendua se reagimi shqiptar do të vinte i furishëm, por ndodhi e kundërta.

Skuadra kombëtare luajti poshtërsisht, tamam sikur donte ta humbiste ndeshjen.

Lituania kishte disa raste të tjera për gol, por që rastësisht dhe fatmirësisht nuk shënuan.

Gjithsesi ndeshja mbaroi me 1-0 për Lituaninë, duke e bërë të vështirë për Shqipërinë kryesimin e grupit, pasi Kazakistani ndodhet në krye. Të katër ekipet janë me nga tre pikë.

Me pak fjalë ekipi shqiptar nuk ishte fare në lojë, ose donte ta humbiste ndeshjen, sepse luajti në Shqipëri me ekipin më të dobët të grupëve të Ligës së Kombëve.

Duhet shikuar se si kanë dalë fituesit e llotove dhe kush ka vënë fitoren e Lituanisë”, shkruan ai.

Pas fitores me Bjellorusinë, të gjithë dje prisnin fitoren e radhës, por çuditërisht Shqipëria ka bërë një nga ndeshjet më të dobëta të viteve të fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy