minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Një tjetër shqiptar me grusht të fortë - Struga.net

Një tjetër shqiptar me grusht të fortë

0

Ky është Reshat Mati djaloshi me origjine shqiptare. 22-vjeçari njihet ndryshe edhe si “Ariu shqiptar”

Mati ka siguruar një tjetër fitore me knock-out mbrëmjen djeshme duke lumturuar kështu të gjithë tifozët kuqezi që ishin duke pritur me padurim rikthimin e tij në arenën e boksit.

Kundërshtari i shqiptarit në ring ishte 27-vjeçari nga Kenia. 6 raunde mjaftuan që Reshat Mati ta merrte fitoren e radhës.

Pas ndeshjes Mati u shpreh se i ka dëmtuar 2 duart që në raundin e parë duke mos i ndjerë ato. Po ashtu ai kishte edhe një shpjegim për veshjen e tij si Batman ku nuk mungonte dhe shqiponja në mes.

“Kam bërë një sondazh në “Instagram” që me çfarë veshje të futem në ring, me “Spiderman” apo me “Batman”. Ndjekësit e mi zgjodhën “Batman-in” dhe unë hyra kështu. Në fakt që në raundin e parë kam dëmtuar të dyja duart e mia. Nuk i ndieja fare, madje edhe këtë pijen tani që po e konsumoj e ka hapur dikush tjetër se unë nuk mundja. Nuk po i ndiej duart fare edhe tani”.

Talenti shqiptar i boksit i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numëron 9 fitore dhe asnjë humbje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy