minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Olsi Rama: Akordi me Dajën ishte i thjeshtë, kemi një projekt afatgjatë - Struga.net

Olsi Rama: Akordi me Dajën ishte i thjeshtë, kemi një projekt afatgjatë

0

Pas një sezoni mjaft të komplikuar, Partizani vendosi t’i besojë pankinën trajnerit të mirënjohur Ilir Daja, i cili u prezantua sot edhe zyrtarisht nga Drejtori Sportiv i klubit kryeqytetas, Olsi Rama.

Ky i fundit mori fjalën i pari dhe foli me superlativa për teknikun e ardhshëm të të kuqve, ndërsa theksoi se klubi i Partizanit është gati t’i plotësojë Dajës të gjithë kushtet për të bërë një punë optimale me skuadrën.

“Po bëjmë sot prezantimin e trajnerit të ri të Partizanit, që do të jetë Ilir Daja. Do të donim ta bënim në kompleksin e ri, por duke qenë se nuk ka përfunduar plotësisht, vendosëm të vijmë këtu. Kam kënaqësinë të prezantoj si trajner të Partizanit, një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, të cilin ju e njihni shumë mirë. Ky ishte hapi më normal i Partizanit, pas një sezoni zhgënjyes dhe duhet të them se marrëveshja me Dajën ishte një nga më të thjeshtat që kam bërë në karrierë, ku mjaftoi një shtrëngim dore. Një detaj interesant ishte që nuk më kërkoi emra lojtarësh për të afruar, por kompleksin, fushën me bar dhe kushtet maksimale stërvitore. Ne do të përpiqemi t’i krijojmë të njëjtat kushte që ka pasur te Skënderbeu, por ndoshta edhe më mirë”, tha Rama në fjalën hapëse.

Cili është objektivi konkret që keni vendosur?

Nuk i kemi vënë vetes asnjë objektiv në raport me titujt, por duam vetëm të hedhim bazat e shëndosha për një klub me të ardhme shumë të mirë. Duam që të ndërtojmë një identitet loje dhe një skuadër konkurruese, që luan bukur, por që punon edhe për të ardhmen. Objektivi kryesor është loja, pasi e dimë që me të vijnë edhe rezultatet. Kemi nënshkruar një kontratë afatgjatë, pasi besojmë shumë te ai dhe i kemi vënë në dispozicion të gjithë strukturën e ekipit të parë, por edhe të Partizanit B.

Pse mungon presidenti Demi?

Sepse kam më shumë besim te zgjedhja këtë herë. Në fakt kjo ishte për batutë, por ne kemi bërë një takim edhe me presidentin, i cili nuk është sot këtu, pasi është data 10 dhe është me pushime.

A prisni të hapet merkatoja për Partizanin?

Po jetojmë në një perioudhë të çuditshme dhe normalisht që besojmë te një vendim për hapjen e merkatos së Partizanit, ndonëse unë jam ende i habitur se pse jemi dënuar. Megjithatë edhe nëse nuk na lejohet të bëjmë merkato, besojmë se Daja do të dijë të bëjë shumë mirë edhe me grupin aktual, të paktën përkohësisht, për të provuar më pas përmirësimin në vitet e ardhshme. Ne duam të hedhim bazat për një skuadër të aftë për të fituar ndër vite dhe jo të fitojmë këtë vit e të mos kemi më një skuadër. Në këtë pikë jemi në një mendje me trajnerin dhe besoj se do të hedhim bazat për të punuar gjatë së bashku.

Keni tre lojtarë të cilëve u skadon kontrata, si Hoxha, Telushi dhe Mala. A do të vijojnë të jenë pjesë e Partizanit edhe sezonin e ardhshëm?

Nuk janë vetëm këta lojtarë, por edhe të tjerë të cilëve u ka përfunduar kontrata me Partizanin dhe ne këto ditë po bëjmë punën tonë në këtë drejtim, ndaj shumë shpejt do të kemi edhe lajme. Të gjithë ata që kanë dëshirë për të kontribuuar për Partizanin, janë të mirëpritur ta bëjnë këtë dhe shumë shpejt do tyë kemi lajme.

Ju shqetëson fakti që Telushin dhe Hoxhën i kërkon Kukësi, ndoshta rivali direkt për titullin kampion?

Nuk më shqetëson fare, përkudnrazi më bën të besoj se kemi lojtarë shmë të mirë në ekip. Unë nuk dua t’i lutem askujt për të ardhur te Partizani, por pres që ata të vijnë këtu me dëshirën maksimale dhe për të punuar, pasi ne kërkojmë maksimumin dhe japim kamsimumin, duke u garantuar respekt. Kushdo që do të vijë, nuk do të vijë te Partizani për të marrë më shumë lekë se në klubet e tjera, por se do të marrin atë që shkruhet në kontratë.

Kur pritet të jetë gati komplekti i Partizanit?

Në fakt pritshmëritë i kishim që të ishte gati për në shtator, por ritmet janë ngadalësuar pak për shkak të pandemisë, megjithatë stërvitja në fushën me bar mund të nië nga fundi i shtatorit, Kjo në fakt ishte edhe kërkesa e trajenrit Daja, që në vend të një sulmuesi që shënon 20 gola, donte një fushë me bar ku lojtarët të stërviten dhe të përmirësohen, ndaj e admiroj për këtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy