minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Partizani dhe AIK arrijnë marrveshje të re për Jasir Asanin - Struga.net

Partizani dhe AIK arrijnë marrveshje të re për Jasir Asanin

0

Klubi i Partizanit ka njoftuar kohëzgjatjen e huazimit të Jasir Asanit te klubi AIK.

Partizani dhe AIK në marrëveshjen e re të nënshkruar mes palëve kanë vendosur të shtyjnë afatin e huazimit deri në 30 gusht 2020, me të drejtën e blerjes në fund të lojtarit nga gjigandët suedez AIK.

Marrëveshja e re e cila është konkretizuar me pëlqimin e dy klubeve dhe lojtarit Jasir Asani, ka ardhur si pasojë e ndërprerjes prej më shumë se 2 muaj të aktiviteteve zyrtare të futbollit për shkak të situatës së krijuar nga COVID -19.

Jasir Asani i cili u shpall kampion i Shqipërisë me të kuqtë, iu bashkua klubit të AIK në Janar të 2020, skuadër me të cilën debutoi me gol në ndeshjen zyrtare të kupës së Suedisë ndaj Kalmar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy