minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Për herë të parë pjesë e kombëtares, Laçi: Shumë konkurrencë për të ardhur këtu, ka vite që e pres - Struga.net

Për herë të parë pjesë e kombëtares, Laçi: Shumë konkurrencë për të ardhur këtu, ka vite që e pres

0

Kombëtarja kuqezi ka nisur ditën e sotme grumbullimin në prag të ndeshjeve për Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë më datat katër dhe shtatë shtator.

Në konferencën e sotme për shtyp ka qenë i pranishëm, Qazim Laçi, për të cilin është grumbullimi i parë me kombëtaren. Mesfushori që aktivizohet me Azhakso në Ligën e Dytë franceze thekson se ka shumë konkurrencë për të ardhur në kombëtare, ndërsa shton se këtë çast ka vite që mezi e pret.

“Shumë konkurrencë për të ardhur në kombëtare. Niveli është rritur, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Europë. Luftohet për një vend. E njoh ekipin, e kam parë këto kohë. Me disa kam luajtur me Shqipërinë U21 dhe e di si është konkurrenca.

Do ishte krenari të luaj me Shqipërinë. Ka vite që e pres. Do ishte ndjenjë e mirë për mua. Kam luajtur me moshat dhe do ishte akoma më mirë të luaja me ekipin A. Kombëtarja të ndihmon shumë. E thashë që do të jetë krenari që të jem pjesë e këtij ekipi edhe në vijim. Me rëndësi është të marrim rezultate pozitive në vazhdim”.

“Azhaksio në Ligue 2? Nuk ishte diçka e mirë për ne, mund të ngjiteshim në Ligue 1. Federata franceze e anuloi kampionatin dhe nuk u ngjitëm në fund. Kishim shanse të ngjiteshim. Objektivi im është të luaj në elitë. Mundohem të arrij sa më lart”, u shpreh Laçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy