minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Pirlo te Juve, flet Galliani: Fola me të në telefon, po qeshte si i çmendur… - Struga.net

Pirlo te Juve, flet Galliani: Fola me të në telefon, po qeshte si i çmendur…

0

Nëse ka një menaxher që e njeh Andrea Pirlon në mënyrë të përkryer, ky është padyshim Adriano Galliani. Ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit u intervistua nga “Corriere dello Sport” vetëm për të folur për trajnerin e ri të Juventusit. Gallaini “prodhon” menjëherë një margaritar, duke na bërë të kuptojmë të gjithë personazhin, Andrea Pirlo:

“Me Andrea sapo fola në telefon. Ishte duke qeshur, si i çmendur. Ne u takuam në Monzello më 5 gusht për miqësoren e Monzës me Juve U-19, ku i thashë: Do ta shohësh, Andrea, se do të kesh një karrierë të shkëlqyeshme. Ju jeni i destinuar të jeni i suksesshëm edhe si trajner. Por, nuk mendoja se mund të duheshin vetëm tri ditë për të arritur në stolin e Juventusit. E imagjinoja, por ndoshta brenda disa muajsh. Ai qeshi shumë, me zë të lartë, siç e ka zakon Andrea”.

Galliani nuk kishte dyshime për të ardhmen e Pirlo. Sigurisht që nuk mendonte se mund ta fillonte me stolin e Juves: “Më besoni, tashmë ishte e qartë. Ai ishte trajner kur luante dhe fusha nuk e tradhton. Nëse do të më duhej ta përkufizoja Andrea me një fjalë të vetme, do të thoja “inteligjent”. Dhe përveç kësaj, ai ishte studiues. Andrea studion kundërshtarin, kontekstin, situatat. Ai do të bëjë shumë mirë te Juventusi. Unë e përgëzova”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy