minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Polici grek: E trajtuam Maguire si një të dehur të zakonshëm - Struga.net

Polici grek: E trajtuam Maguire si një të dehur të zakonshëm

0

Meguaire pasi doli nga burgu, duke udhetuar per ne Britani

Një polic grek ka thënë për “The Sun” se kapiteni i Machester United, Harry Maguire, është trajtuar si një i dehur i zakonshëm gjatë arrestimit të tij në Mikonos.

Qendërmbrojtësi anglez tha për BBC se efektivët e policisë nuk u identifikuan dhe për këtë arsye ai mendoi se po e rrëmbenin.

27-vjeçari u shpall fajtor për dhunë ndaj policëve dhe tentativë për ryshfet, pasi u arrestua pas një sherri në një klub nate.

Polici u shpreh: “Nuk e trajtuam ndryshe nga britanikët e tjerë të dehur. Ishte thjesht një i dehur tjetër që po bënte sherr.

Jemi mësuar me këto gjëra, por me deklaratat e tij duket sikur ishte një situatë krejt tjetër. Pse duhet ta rrethonim 8 policë këtë person dhe të mos thonim se ishim policë? Na heqin nga puna po të veprojmë kështu”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy