minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Prezantohet Kuman: Jam holandez dhe dua spektakël, do diskutohet e ardhmja e Mesit dhe të tjerëve - Struga.net

Prezantohet Kuman: Jam holandez dhe dua spektakël, do diskutohet e ardhmja e Mesit dhe të tjerëve

0

Ronald Kuman është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Barcelonës. Holandezi ka një detyrë të rëndësishmë përsipër: të ringrejë moralin e një skuadre “të plagosur” dhe të ndryshojë mënyrën e lojës, për tu kthyer në ADN-në e zakonshmë të Barçës, te spektakli. Pas firmës mbi kontratë, Kuman ka thënë fjalët e tij të para si trajner i Barçës.

QËLLIMI- “Ky nuk është një revolucion, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e lojës si dhe të bëjmë më të mirën për klubin. Do të mundohemi të krijojmë një skuadër sa më të fortë. Unë jam holandez dhe ne kërkojmë që ta kemi gjithmonë topin në zotërim dhe të kemi më shumë intensitet në lojë”.

TË RINJTË- “Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për t’i dhënë mundësi disa të rinjve të liajnë më shumë, sigurisht duke ruajtur balancat e duhura. Ajo çka është e rëndësishme është se unë dua të punoj me lojtarë që duan ta vçojnë përpara këtë skuadër dhe janë gati të japin gjithçka për ta bërë këtë”.

MOMENTI I DUHUR- “Mendoj se jam aq i zoti për të drejtuar Barçën. Kam mësuar nga shumë trajnerë kur kam lujatur vetë në fushë si dhe kam mjaft eksperiencë si trajner. Synimi është të dominosh topin, të luash mirë dhe të fitosh.Këto kohë ka shumë komplikacione nga Covid, por futbolli duhet shijuar dhe është një nga të paktat gjërat që i bën njerëzit e lumtur”.

MESI- “Është më i miri dhe natyrisht dua ta kem në skuadër. Si trajner unë dua të punoj me Mesin, është një lojtar që të fiton ndeshje. Ai ka një kontratë me ne dhe shpresoj që ai të vazhdojë të luajë dhe për shumë vite me ne. Unë ende nuk e kam takuar personalisht dhe ka shumë për të diskutuar për të ardhmen e tij, por edhe të lojtarëve të tjerë”, përfundoi tekniku holandez.

Share.

Comments are closed.