minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Raporti i para 4 viteve, vëzhguesi i njohur këshillonte blerjen e menjëhershme të Kumbullës - Struga.net

Raporti i para 4 viteve, vëzhguesi i njohur këshillonte blerjen e menjëhershme të Kumbullës

0

Marash Kumbulla ka mbërritur në Romë pasditen e sotme dhe nga aeroporti ëstë nisur menjëherë drejt një klinike për të kryer vizitat mjekësore, para se të hedhë firmën mbi kontratën që do ta lidhë për 5 sezone me klubin verdhekuq.

Për mbrojtësin 21-vjeçar shqiptar patën shfaqur interes të fortë klube të shumta italiane dhe europiane, por në fund ishte Roma që “dogji” konkurrencën, duke i ofruar Veronës 30 milionë euro për kartonin e Kumbullës dhe këtij të fundit një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.2 milionë euro në sezon.

Megjithatë dokumentet e zbuluara nga gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio zbulojnë se Roma ka disa vite që ndjek mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare dhe se mund ta kishte marrë shumë më lirë, nëse do kishte lëvizur më herët.

Në fakt bëhet fjalë për një raport të Giorgio Boscolos, atëherë vëzhgues talentesh për skuadrën e Romës, i cili kishte ndjekur një ndeshje mes të rinjve të Veronës dhe atyre të Latinës, dhe kishte evidentuar pikërisht djaloshin shqiptar.

“Tregon personalitet, qetësi në menaxhimin dhe shpërndarjen e topit, strukturë optimale fizike, në raport me moshën dhe mundësi të larta përmirësimi. I kujdesshëm dhe i vendosur në markim, sulmon shumë mirë topin dhe kundërshtarin dhe është shumë i fortë në luftën në ajër. Futbollist shumë interesant”, shkruan në përshkrimin e tij për Kumbullën, Boscolo, i cili u sugjeron drejtuesve të Romës që ta blejnë menjëherë mbrojtësin.

Verdhekuqtë dëgjuan këshillën e vëzhguesit të tyre dhe provuan menjëherë transferimin e djaloshit shqiptar, por Verona “ngriti murin” dhe e cilësi të pashitshëm Kumbullën, duke besuar maksimalisht në cilësitë e tij dhe koha u dha të drejtë, pasi sot po arkëtojnë plot 30 milionë euro.

Atëherë Giorgio Boscolo sapo kishte ardhur te Roma, pas një eksperience te Sampdoria e Juventus, ndërsa në Itali njihet si një nga vëzhguesit më të spikatur, që ndër vite ka evidentuar edhe emra të njohur të futbollit si Poli, Krsticic, Soriano e Obiang të cilët i sugjeroi te Sampdoria, Pogba e Coman te Juventus dhe emra “të panjohur” si Varane, Alaba, Kroos, Martial e Gnabry, për të cilët nuk ia dëgjuan asnjëherë këshillën.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy