minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Rrëfehet trajneri i “munguar” i Milanit: Nga Ibra, tek thumbat ndaj Maldinit dhe modelit që kuqezinjtë duhet të ndjekin - Struga.net

Rrëfehet trajneri i “munguar” i Milanit: Nga Ibra, tek thumbat ndaj Maldinit dhe modelit që kuqezinjtë duhet të ndjekin

0

Ralf Rangnick është një emër, që tifozët italianë të futbollit e njohin shumë mirë. Për muaj të tërë, në të vërtetë, flitej si njeriu i zgjedhur nga Milani për t’i dhënë jetë një cikli të ri. Në fakt, një marrëveshje me klubin kuqezi ishte arritur, gjithashtu. Megjithatë, ishin vendimet e marra nga drejtuesit, pas një faze finale të sezonit në rritje, ato që konfirmuan trajnerin Stefano Pioli.

Rangnick, në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, zbuloi se kur filluan kontaktet e para me Milanin: “Në fund të tetorit, kur ekipi ishte në një situatë të ndërlikuar; tri pikë larg nga zona e rënies”.

Diskutimet pastaj vazhduan me muaj, përpara se Milani vendosi të konfirmojë Stefano Pioli: “Milani ishte ekipi më i mirë i Serie A, pas mbylljes prej koronavirusit. Ndryshimi në stol nuk do të kishte qenë i mençur, as respektues. Pioli e meritonte konfirmimin, edhe për personin që është. Unë e vlerësoja atë nga intervistat, gjithmonë i përqendruar te qëllimet. Nëse është zgjedhja e duhur në planin afatmesëm dhe afatgjatë, kjo është një pyetje tjetër”.

“Milan, modelin e ke 30 km larg. Ja si mund të rikthehesh në majë”

Ralf Ranginck përfaqëson më së miri figurën e trajnerit-menaxher, i cili gjithashtu është në gjendje të punojë si drejtor sportiv. Ai shpjegoi atë që mendon se Milanit i duhet për t’u kthyer në nivele të mëdha: “Vendosini vetes një qëllim konkret, në këtë rast Ligën e Kampionëve, sepse askush nuk është i lumtur të luajë në “Europa League”. Mbase të enjten je në Baku dhe të dielën në Cagliari. Do të ishte paradoksale, por shembulli është 30 km larg nga Milano.

Atalanta ka një të tretën e xhiros së Milanit, por shkon përpara deri në çerekfinale të Champions-it. Ata bëjnë investime të zgjuara, kanë një sektor të rinjsh ndër më të mirët në Europë. Nëse dikush është i mirë, unë përpiqem të kuptoj se cilën rrugë ndoqi ai. Gasperini është shumë i mirë, por jo i vetmi. Ju fitoni si ekip. Ndër trajnerët italianë do të përmend menjëherë Conte. Ai ka një stil të sofistikuar, është aktiv dhe agresiv në futboll”.

“Unë punoj me të rinjtë e talentuar, nuk vë bast për 38-vjeçarë si Ibra”

Me muaj të tërë është folur për një Ralf Rangnick, të gatshëm të revolucionarizojë Milanin dhe të heqë dorë nga Ibrahimovic: “Pyetja për t’u bërë është një tjetër: pse ishte drejtuar Milani tek unë? Çfarë donin që unë të bëja? Nëse e bëri këtë, mund të ketë ndodhur për shkak se po kërkonte një pikë kthese. Unë punoj në rritje dhe të rinjtë mësojnë shumë më shpejt.

Nuk është stili im të insistoj te lojtarët 38-vjeçarë, jo sepse nuk janë mjaftueshëm të mirë, dhe Ibra sigurisht që është, por sepse preferoj të krijoj vlera, të zhvilloj talente. Për mua ka pak kuptim të përqendrohem te Ibra apo Kjaer. Kjo është ideja ime, as e drejtë dhe as e gabuar, por thjesht e ndryshme. Kur Ibra tha se nuk më njeh, ai nuk e kishte gabim, sepse edhe unë, gjithashtu, nuk e njoh atë personalisht, pasi nuk i kam folur kurrë”.

“Maldini, një legjendë e vërtetë si futbollist, por jo si drejtor sportiv”

Negociatat me trajnerin gjerman, Ralf Rangnick, gjithashtu, shkaktuan polemika gjatë sezonit. Maldini dhe Boban folën për të me tone më pak se pozitive: “Një nga rregullat e mia në jetë është: mos fol për njerëz që nuk i njeh personalisht. Dhe nga ana ime, asnjë fjalë e gjysmë nuk është thënë kurrë për Milanin, kurrë. Mund të flas për Maldini, një ish-lojtar. Ai ishte i jashtëzakonshëm, një legjendë e vërtetë.

Por, nuk mund ta vlerësoj njësoj si drejtor sportiv. Unë thjesht nuk e njoh atë në këtë rol. Si një i huaj, dikush mund të pyesë veten nëse pronari është i kënaqur me rezultatet, duke pasur parasysh paratë e investuara në vitet e fundit. A u bëra shkas për shkurorëzimin midis “Zvone” dhe Milanit? Ju duhet të pyesni se kush e përfaqëson klubin”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy