minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Safet Gjici: Kam besim te skuadra, do ta kalojmë Volfsburgun - Struga.net

Safet Gjici: Kam besim te skuadra, do ta kalojmë Volfsburgun

0

Kukësi mësoi pak minuta më parë kundërshtarin e raundit të dytë të Ligës së Europës, teksa goglat e vunë përballë skuadrës së Volfsburgut.

Një përballje tepër e vështirë kjo për skuadrën verilindore, ku shanset për kualifikimit janë minimale.

I mërzitur disi ka mbetur edhe presidenti i skuadrës verilindore, Safet Gjici, i cili dëshironte skuadrën boshnjake të Zrinjskit. Gjithsesi Gjici e ka kaluar me batutë këtë moment.

Ndërkohë që po ndiqtë live shortin u shpreh: “Do ta kalojmë Volfsburgun. I forti me të fortin or ti”, tha duke qeshur presidenti i Kukësit.

“Kuptohet që shorti është i vështirë. Por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Nuk e dimë gjëndjen e ekipit të Volfsburgut. Është ekip gjerman. Kukësi duhet ta vlerësojë.

Kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi”, u shpreh Gjici për mediat, menjëherë pas shortit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy