minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
SHËNIM: Loja me Vllazninë dhe flluska Brdariç - Struga.net

SHËNIM: Loja me Vllazninë dhe flluska Brdariç

0

Nga Roland Luçi, ish lojtari i Vllaznisë dhe Kombëtares

Nuk u ngopen dot me fiaskon Engin Firat, duhet qe tallja te vazhdoje. Qofsha i gabuar, por ne vend qe Vllaznia te luaj, me Vllaznine po luhet.

Ne hallakatjet gati dhjetevjeçare, Vllaznia e rrezikuar per mbijetese ne eliten e futbollit shqiptar, thirri ne ndihme dhe drejtim ish-lojtarin me jetegjate shkodran te saj, te mirenjohurin Hysen Dedja. Ishte nje nga vendimet (e rralla) te duhura te viteve te fundit dhe rezultati ne fund buzeqeshi, sado qe turpshem mund te pohohet, por si kane ardhur punet duhet pershendetur se Vllaznia nuk ra nga kategoria.

Nderkohe, dhe ne trysnin e gjendjes se veshtire, diçka po luante ne mbrapaskenen e Klubit shkodran, flitej per nje lloj privatizimi, afrimin e nje sponsori, nje drejtim te ri e profesional. Une “kontaktin” e pare me sponsorin e vetofruar e pata nepermjet nje ekrani Tv ku ai u shpreh pak a shume se “do e marr Vllaznine, brenda dy tre vjetesh dua te realizoj fitim, sepse jam biznesmen dhe ky eshte qellimi i biznesit”.

Me la pershtypje te athet, Klubi Vllaznia po trajtohej si nje mall tregu, paçka se gjithkah shpertheu entuziazmi se me ne fund “presidenti” u gjet, Vllaznia do te ngrihet.

Nderkohe qe Vllaznia mbijetoi, ne publik nuk doli asnje projekt sportiv, asnje detaj kooperimi mes Bashkise dhe sponsorit te ri, asnje ndarje detyrash administrative, kopetencash e padiskutim dhe pergjegjesish. Sponsorizuesi i ri me teper me jep pershtypjen e menaxherit te fondeve bashkiake se te nje investitori serioz. Perseri uroj te jem i gabuar ne kete konstatim.

Une gjeja e pare qe prisja ishte zgjatja e kontrates me Serin, jo kalova lumin e kali eshte imi, apo si eshte ajo shprehja. Shpresoja per nje bashkpunim e projekt afatmesem, nje mundsi qe do ti jepej ketij zotnie se bashku me nje staf profesionistesh e patriotesh rreth tij te realizonte nje enderr shkodrane per ta pare Vllaznine lart, dhe jo konsiderimin e tij si nje komerdare disa javeshe.

Por me sa lexoj ne shtyp me krijohet pershtypja e nje teatri qe po luhet jo atje ku duhet, por ne vendin e gabuar.

U prezantua bujshem nje drejtor kroat, pikmbeshtetje e planit te te cilit me sa duket eshte nje kooperim me klubin kroat Rijeka, gje qe vetem duhet aprovuar. Boshlleqet e drejtorit te ri ne aspektet e tjera “shqiptare” me sa duket do ti plotesojne sekseret qe gelojne me shumice si deri tani.

Qendroj me shpresen se Vllaznia te mos komercializohet deri ne ate pike sa te mbushet me kroate, malazeze, serbe a afrikane deri ne ate shkalle sa te mos kete me identitetin e saj shekullor, ate identitet te sanksionuar qe ne aktet themeluese te saj dhe rolin, simbolin, kultin me te cilin shkodranet e njohin dhe e duan si krijese te tyre dhe jo nje konglomerat shumengjyresh a shumekombesh.

Te vazhdojme me trainerin qe u be shkak dhe i ketij shkrimi: Me pompozitet flitet dhe pritet ne Shkoder kroato-gjermani Thomas Brdariç. Eshte sigurisht nje emer i respektuar, ka luajtur me Kombetaren e Gjermanise! E megjithese nje kerkim i thjeshte ne Google konfirmon njoftime shtypi ne disa gjuhe se ai eshte traineri i ri i Vllaznise, pikerisht nga ky shkak me duket se diçka po luhet ne mbrapaskene, dhe pikerisht se eshte nje kroato-gjerman me duket se edhe ky po perdoret dhe shperdoret dhe ne fund do te rezultoje nje bllof. E kam fjalen bllof i plote, paçka se flitet haptas qe ky ka marr drejtimin e ekipit, kam bindjen dhe parandjenjen se do te largohet pa filluar mire pune. Ose pa filluar fare!

E nderkohe me vijne nder mend disa reminishenca nga vitet e shkuara, pritja me banderola e nje firme italo-zvicerane (ne mos gaboj) dhe gropat me probleme qe la mbas ikjes se pabujshme.

Miq, Vllaznia eshte e Shkodres, e te gjithe shkodraneve si nje institucion kulturor me vlere, nje ambasadore e vlerave qytetare shekullore, dhe jo prone a mall i dikujt, kushdo qofte ky dikush. Trajtojeni si te tille, eshte nje aset me vlere per te cilin duhet te kontribuojme te gjithe e ne kete kuader pershendes mbeshtjetjen financiare te sponsorit aktual qe s`duhet te mbetet i vetmi, aset te cilin sidomos organet e zgjedhura, Bashkia dhe kryetarja e saj, e kane detyrim te ruajne.

Dhe last but not least, neqoftese eshte loje, jepini fund sa me pare karruselit Brdariç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy