minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Sherri me kundërshtarin, Federata merr vendimin për Grezdën. Ja me sa ndeshje dënohet sulmuesi shqiptar - Struga.net

Sherri me kundërshtarin, Federata merr vendimin për Grezdën. Ja me sa ndeshje dënohet sulmuesi shqiptar

0

Eros Grezda është dënuar me 4 ndeshje pezullim, për shkak të sherrit me lojtarin e Rijekës, Antonio Çolak pas përfundimit të takimit, të vlefshëm për Kupën e Kroacisë.

Në vendimin e marrë ditën e sotme, është njoftuar se Grezda dënohet me 4 ndeshje pezullim në të gjitha aktivitetet sportive në vend. Një dënim ky jo shumë i rëndë për shqiptarin, duke ditur se për ngjarje të tilla parashikohen dënime edhe më të rënda.

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe.

Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore.

Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”, thuhet në njoftimin e Federatës Kroate.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy