minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
“Shqiptarët donin të më përdhunonin motrën”, prokurori grek shpërthen ndaj Maguire: Mashtrues e qesharak. Çfarë burri, iku dhe la vetëm të motrën e të fejuarën - Struga.net

“Shqiptarët donin të më përdhunonin motrën”, prokurori grek shpërthen ndaj Maguire: Mashtrues e qesharak. Çfarë burri, iku dhe la vetëm të motrën e të fejuarën

0

Avokati grek që drejtoi palën kundër Harry Maguire ka thënë se dëshmia e kapitenit të Manchester United për arrestimin e tij ishte qesharake.

Maguire tha dje në një intervistë për BBC se mendoi se ishte rrëmbyer nga policë të rremë në Mykonos dhe u përpoq të ikte pasi ishte i frikësuar për jetën e tij, pasi filluan ta godisnin në këmbë në mënyrë që të mos kishte mundësi të luante më futboll.

Ishte marrja e tij e pare në pyetje pasi iu dha një dënim me burgim 21-muaj, pas një zënke në ishullin Grek javën e kaluar.

Avokati i prokurorisë Ioannis Paradissis tani ka kritikuar rrëfimin e Maguire për ngjarjet rreth arrestimit të tij si “qesharake” dhe “të pabesueshme” dhe kritikoi mbrojtësin prej 85 milion £ për mungesën e faljes për ngjarjet.

Paradissis kritikoi gjithashtu BBC-në për mos hetimin e Maguire mbi pretendimet fillestare të bëra se motrës së tij Daisy i ishte injektuar një ilaç që të përdhunohej më pas nga dy burra shqiptarë.

Ai i tha MailOnline: ‘Unë kam parë dhe lexuar atë që tha Maguire dhe është qesharake dhe vetëm shton akoma më shumë dëmin që ai i shkaktoi policisë me sulmin ndaj sistemit grek të drejtësisë.

“Maguire thotë se ai kishte frikë mos rrëmbehej por ai u largua me vrap për të thirrur agjentin e tij dhe la pas të fejuarën, vëllezërit dhe motrën. Këto gjeste nuk i shkojnë një burri të vërtetë.

Nëse do të isha e dashura, motra apo vëllezërit e tij do të isha mërzitur që na la në baltë,” tha prokurori grek.

“Maguire pretendon se kur mikrobusi ndaloi, ai nuk e dinte se ishte jashtë një stacioni policie. I ftoj të gjithë njerëzit të verifikojnë është apo jo ai stacioni i policisë, të gjithë e dinë se ku ndodhet,” shtoi ai.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy