minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
SKANDALI te Anglia: Futbollistët, orgji me dy femra pas ndeshjes. Përjashtohen për thyerrjen e rregullave anti-Covid - Struga.net

SKANDALI te Anglia: Futbollistët, orgji me dy femra pas ndeshjes. Përjashtohen për thyerrjen e rregullave anti-Covid

0

Phil Foden dhe Manson Greenwood thyen rregullat anti-Covid në Islandë në ndeshjen e Anglisë kundër kombëtares ishullore.

Ata takuan dy vajza të reja, kushërira me njëra-tjetrë, dhe për këtë arsye u përjashtuan nga ndeshja e radhës kundër Danimarkës.

Mediat britanike shkruajnë se ata i ftuan ato në hotel, pas ndeshjes.

Vajzat më pas kanë postuar foto nga festa me dy futbollistët, duke shkaktuar një skandal të vërtetë.

Kjo, jo vetëm se u thyen rregullat, por edhe se 20-vjeçari Foden është i martuar dhe baba i një fëmije dy vjeç.

19-vjeçari Greenwood ndërkohë e ka më të “lehtë”, pasi është beqar.

Futbollisti i Manchester City-t, Foden ka thyer heshtjen pas skandalit dhe ka kërkuar falje.

“Kam ndjekur shpërndarjen e lajmeve në medie dhe dua të kërkoj falje. Dua t’i kërkoj falje Gareth Southgate, shokëve të kombëtares angleze, stafit, tifozëve, klubit dhe familjes time.

Kur mora ftesen nga trajneri për këto ndeshje, reagimi im i parë ishte një ndjenjë krenarie. Të vishja atë fanellë dhe të debutoja për Anglinë është një privilegj i jashtëzakonshëm.

Jam lojtar i ri dhe dua të mësoj shumë, por ndërkohë kam shumë përgjegjësi duke përfaqësuar Manchester City-n dhe Anglinë. Mora një vendim të gabuar që nuk i përmbush pritshmëritë për mua.

Thyeva protokollin e COVID-19 dhe rrezikova veten time dhe shokët e ekipit. Si pasojë do të mungoj në ndeshjen kundër Danimarkës dhe diçka e tillë të vret. Do të marr një mësim të fortë nga kjo pikë”, – tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy