
Skiatorja ruse Maria Komissarova e cila merr pjesë në disiplinën e Freestyle ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje që nuk do t’i lejojë atletes të marrë pjesë në garën e saj në Lojrat Olimpike dimërore që po zhvillohen aktualisht në Sochi të Rusisë. Përfaqësuesit e Federatës Ruse bënë të ditur që Kommisarova është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt , në të cilin iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi dëmtimi që pësoi është shumë I rëndë.Mjekët theksuan se skiatorja ruse ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore. Rezultati më I mirë për Kommisarovën në karrierën e saj është vendi I dytë në një etapë të Kupës së Botës që… …