minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Sormani: E ardhmja ime në dyshim? Është pjesë e punës - Struga.net

Sormani: E ardhmja ime në dyshim? Është pjesë e punës

0

Zhgënjim që zgjoi makthet e play-out-it, kjo ishte piktura e rikthimit të Partizanit.

“Demat” u dorëzuan përballë Skënderbeut në Tiranë dhe 1 vit pasi u shpall kampion e sheh veten shumë larg atij triumfi, megjithatë kalendari u dhuron menjëherë të kuqve mundësinë e ringritjes si në klasifikim dhe në moral.

Përpara sfidës me Kukësin, trajneri Adolfo Sormani analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke përsëritur edhe një herë admirimin e tij për lojën e skuadrës, pavarësisht rezultateve.

“Na kanë munguar rezultatet, kjo më duket e qartë, por nuk na ka munguar loja, megjithatë nuk mjafton, duhet bërë më shumë. Mendojmë që puna shpërblehet dhe kjo skuadër stërvitet me shumë dëshirë dhe lufton fort. Nuk kemi treguar asnjë mangësi as në aspektin fizik, as në pjesën teknike. Në ndeshjen e fundit patëm raste, krijuam shumë dhe jam i bindur që ky ekip është i aftë të shprehet shumë mirë në fushë. Nuk i kemi vuajtur kundërshtarët, kemi një problem që është psikologjik, në atë aspekt nuk kemi ekuilibra”

Kritikat në drejtim të teknikut italian nuk kanë munguar, përgjigjja e Sormanit e sigurt që nuk do të shkaktojë asnjë furtunë.

“Kur je trajner, je në qendër të kritikave. Kur nuk fiton, do të kritkohesh, kjo është puna ime. Nuk dua të humbas kohë, kur më pyesin për futboll jam i gatshëm të përgjigjem pa kërkuar justifikime. Përgjigjem ashtu si unë e lexoj lojën dhe jo sepse ndihem i ofenduar nga kritikat.

E ardhmja në pikëpyetje?! Një trajner është gjithnjë me valixhe në duar.

E përsëris, kjo është pjesë e punës. Sigurisht që mund të jetë në dyshim e ardhmja, por, e ritheksoj, është pjesë e punës, kur dikush vendos të bëhet trajner, atëherë e kupton dhe këtë aspekt të punës”, tha Sormani për Super Sport.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy