minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Superliga njohu kalendarin e sezonit të ri, kreu i Ligës Profesioniste: Nëse nuk reagon Qeveria, futbolli do të ndalet - Struga.net

Superliga njohu kalendarin e sezonit të ri, kreu i Ligës Profesioniste: Nëse nuk reagon Qeveria, futbolli do të ndalet

0

Është zbardhur sot shorti I Kategorisë Superiore për sezonin 2020-2021. Megjithëse Liga Profesioniste ka dërguar një letër pranë Qeverisë dhe kryeministrit Rama për plotësimin e kushteve të sponsorizimit dhe ligjin e sportit, FSHF ka zbardhur sezonin e ri, që sipas kreut të Ligës Profesionsite rrezikon të mos nisë.

Edvin Libohova, menjëherë pas shortit për zbardhjen e kalendarit është shprehur se futbolli nuk do të nisë nëse nuk plotësohen kërkesat drejtuar qeverisë. Libohova tregon për mediet se deri në këto momente nuk ka asnjë reagim.

Do të luhet kampionat në 12 shtator?

Të gjithë jemi në dijeni të situatës së ndodhur së fundmi. Në rast se nuk do të plotësohen kushtet që ne i kemi kërkuar qeverisë, sigurisht që kampionati nuk fillon.

Ne jemi në pritje të përgjigjes nga qeveria, kemi kërkesën, po presim që sa më shpejt të ulemi për të negociuar dhe për të filluar. Në rast se nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët, vendimmarrja e anëtarëve të ligës është për të bojkotuar kampionatin.

Nuk ka patur asnjë reagim nga ana e qeverisë?

Deri në këto momente që flasim nuk ka pasur fare reagim.

A ka dakortësi mes klubeve?

Kërkesa është e tyre, nuk është e imja. Të 10 klubet kanë vendosur këto kushte. Nëse disa klube nuk mund t’i shkojnë pas atyre kërkesave, nuk mund të qëndrojë as bojkoti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy