minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Teuta “shtang” izraelitët e Beitar, fiton bindshëm dhe kalon në turin e dytë - Struga.net

Teuta “shtang” izraelitët e Beitar, fiton bindshëm dhe kalon në turin e dytë

0

Ishte skuadra më e “keqtrajtuar” ng shorti i turit të parë eliminator të Europa Leagues, por Teuta ia doli të bëjë surprizën e madhe, duke mposhtur izraelitët e Beitar Jerusalemit me shifrat 2-0 dhe duke u kualifikuar për në turin e dytë.

Skuadra e Edi Martinit zhvilloi një 90-minutësh fantastik në “Niko Dovana”, pasi kaloi në avantazh, diti të vuajë për minuita të tëra dhe në fund shpërdoroi edhe disa mundësi shënimi, para se të gjente golin e sigurisë për vijimin e aventurës europiane.

“Djemtë e detit” gjetën golin e avantazhit që në minuitën e gjashtë, kur pas një krosimi nga krahu i majtë i sulmit, ishte sulmuesi i ardhur pak ditë më parë nga Skënderbeu, Blerim Krasniqi që kërceu dhe gjuajti saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Ky gol çoi në shinat e duhura ndeshjen për durrsakët, që mbroheshin mirë dhe qarkullonin topin, duke mos u dhënë aspak mundësi izraelitëve të shfaqen kërcënues në zonën e portës së Stivi Frashërit.

Ky i fundit u bë hero i durrsakëve në minutat e para të pjesë së dytë, kur izraelitët krijuan disa mundësi të mira shënimi, por topi nuk përfundoi në rrjetë, pasi Frashëri ishte gjithmonë në lartësinë e detyrës, duek bërë disa pritje të bukura.

Lexoi mirë e me guxim ndeshjen edhe Edi Martini, që në minutat e fundit freksoi sulmin, duke hedhur në fushë shkodranët Gruda e Hebaj, ndërsa pikërisht ky i fundit arriti të shënojë edhe golin e sigurisë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Pas Tiranës, tashmë Teuta bëhet e dyta skuadër shqiptare që do të luajë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, me shpresën që numri të rritet edhe më shumë, duke qenë se sonte do të vendoset edhe fati i Laçit e Kukësit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy