minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Topi është i imi, penalltinë e gjuan “Sandri” - Struga.net

Topi është i imi, penalltinë e gjuan “Sandri”

0

Superkupa e Shqipërisë do të transmetohet në Televizionin Klan Plus. Po po, e lexuat qartë…

Sot në vend të Sulejmanit të madhërishëm shtëpiaket do shikojnë trofeun më pa vlerë të futbollit shqiptar.

Po si përfundoi finalja mes kampiones së Shqipërisë dhe fitueses së Kupës në Klan Plus..?!

Armando Duka, që trajton si çifligun e vet Federatën Shqiptare të futbollit, vazhdon të bëj tendera që vetëm ai i kontrollon.

Pra televizionet e tjera mund të hedhin sa të duan, të drejtën e transmetimit e vendos Armando vetë, pak a shumë si kampionati shqiptar…

Vërtetë luajnë 10 ekipe, por kampione del ajo që do “shefi”. Kjo ka ndodhur edhe këtë radhë.

Armando Duka ka një pjesë të aksioneve në Digitalb, por bashkë me Sandri & co, janë kundër drejtimit të kompanisë nga bashkëshortja e atij që e ka themeluar, prandaj lëvizja këtë radhë ishte e parashikuar…

Superkupa do transmetohet në televizionin e Sandrit, pak rëndësi ka se kanali ne fjalë, s’ka lidhje me sportin.

Dikur ka dhënë filma me “pullë të kuqe”, tani jep gjithë etapat e shtet-formimit turk nëpërmjet telenovelave pa fund…

Prandaj sot burrat nuk kanë pse ti marrin telekomandën grave në shtëpi, do jetë në ekranin e tyre, menjëherë pas “Sulejmanit”…

Topi është i Armandos, penalltinë këtë radhë e gjuan Sandri… (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy