minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Van Dijk: Ne u zhgënjyem, por Koeman s’mund ta refuzonte tri herë Barçën - Struga.net

Van Dijk: Ne u zhgënjyem, por Koeman s’mund ta refuzonte tri herë Barçën

0

Virgil van Dijk thotë se ishte zhgënjyer, kur pa Ronald Koeman të merrte detyrën e trajnerit të Barcelonës, edhe pse e kupton shkakun e kësaj lëvizjeje të kryepankinës së Hollandës.

Koeman u emërua kohët e fundit si zëvendësues i Quique Setien në stolin e katalanasve.

Ish-mbrojtësi blaugrana u desh të linte “timonin” e kombëtares portokalli, meqë finalet e Kampionatit Europian u shtynë me një vit për shkak të koronavirusit.

Van Dijk thotë se e kupton pse Koeman e mori atë vendim:

“Ne të gjithë jemi zhgënjyer kur kemi parë një trajner kaq të shkëlqyeshëm të ekipit kombëtar të largohet, por i urojmë atij më të mirën me gjithë zemër.

Ju mund të pyesni secilin lojtar në skuadër, një për një, dhe të gjithë do ta kenë këtë ndjenjë. Të drejtonte Barcelonën ishte ëndrra e tij e madhe.

Kjo kohë në të cilën jetojmë, me gjithë pasigurinë që vjen me të, Kampionati Europian që u shty dhe nuk dimë nëse do të zhvillohet 100 për qind me siguri verën e ardhshme, ishin shkaqe të mjaftueshme për Koeman. Nëse shfaqet një mundësi e tillë, unë mund ta kuptoj gjithkënd”.

Van Dijk zbuloi gjithashtu se Koeman e telefonoi atë për ta informuar mbi vendimin e shkuarjes te Barça, para se të hidhte firmën mbi kontratë:

“Nuk u përpoqa ta bindja atë, që të qëndronte. Sigurisht që po më vinte keq, doja të vazhdonim bashkë edhe disa kohë, ndoshta deri në finalet e Kampionatit Europian.

Askush nuk e priste që të ndodhte kaq shpejt, por jemi shumë të lumtur për të. Tani duhet të vazhdojmë tutje. Ju e dini se si funksionon në botën e futbollit.

Ai e ka refuzuar Barcelonën dy herë. Nëse të jepet një shans i tillë i tretë, atëherë thjesht nuk mund ta rafuzosh. Për ne, është një goditje. Natyrisht, nuk ishim të lumtur që u largua, por sigurisht që e kuptojmë zgjedhjen e Ronald”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy