minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
VENDIMI: Klubet e Kategorisë Superiore vendosin të bojktojnë nisjen e edicionit të ri - Struga.net

VENDIMI: Klubet e Kategorisë Superiore vendosin të bojktojnë nisjen e edicionit të ri

0

Sot, pas mbledhjes së zhvilluar mes presidentit Armand Duka dhe krerëve të klubeve të Superiores, është vendosur që të bojkohet kampionati për të mos nisur edicionin e ri futbollistik.

Përmes një vendimi të nënshkruar nga 9 përfaëqsuesit e klubeve, ndërsa mungonin të klubit të Teutës u vendos sa më poshtë:

Tiranë, 5 Gusht 2020

VENDIM

Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Vendimi i Ligës
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy