minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
VIDEO/ Tirana bën ligjin në Gjeorgji, bardheblutë kualifikohen ndaj Tbilis - Struga.net

VIDEO/ Tirana bën ligjin në Gjeorgji, bardheblutë kualifikohen ndaj Tbilis

0

Tirana ka arritur të kualifikohet nga turi i parë kualifikues i UEFA Champions League, duke mposhtur pastër 0-2 rivalët e Dinamo Tbilis.

Në Gjeorgji, ishin bardheblutë ata që bënë ligjin, duke shënuar dy gola, me anë të Torassa dhe Ismajlgeci.

Argjentinasi gjeti golin në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke çuar bardheblutë në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në të dytë, djemtë e Egbo u mbrojtën mirë dhe i besuan kundërsulmit, duke u shpërblyer 5 minuta para fundit.

Në të 85-ën, Muçi bën gjithçka mirë dhe gjuan bukur me të djathtën nga jashtë zone.

Portieri mik arrin ta presë gjuajtjen, por topi shkon në këmbët e mbrojtësit Ismajlgeci, i cili nga një distancë e afërt shënon dhe vulos kualifikimin për Tiranën.

Në raundin e dytë, Tirana do të presë në kryeqytet ekipi ne Cverna Zvdezdës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy