minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
VIDEO/ Tirana fantastike, goli i Torassa vendos në pjesën e parë - Struga.net

VIDEO/ Tirana fantastike, goli i Torassa vendos në pjesën e parë

0

Është mbyllur pjesa e parë mes Dinamo Tbilis dhe Tiranës, me avantazhin e skuadrës shqiptare 0-1. Në fushën e gjerogjianëve, bardheblutë vuajtën disi në minutat e para, por me kalimin e minutave, e rritën ritmin.

Madje, në sekondat e fundit të pjesës së parë, Torassa shënoi për bardheblutë e Egbo, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.

Cale bën gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe arrin të pasojë për Bathën. Mesfushori e merr keq topin dhe mbrojtja vendase arrin të neutralizojë rrezikun fillimisht, por pas një keqkuptimi, Torassa përfiton dhe shënon në mënyrë karambolike. Pak rëndësi ka, Tirana shumë pranë kualifikimit.

Champions League

Dinamo Tbilis – Tirana 0-1
Torassa 45+4′

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy