minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv, pritet zyrtarizimi i trajnerit - Struga.net

Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv, pritet zyrtarizimi i trajnerit

0

Matko Djarmati do të jetë drejtori i ri sportiv i KF Vllaznia. Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot në orën 10.00 në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi” kanë qenë administratori Suad Lici dhe sponsori Alban Xhaferi që e kanë prezantuar atë.

Në fillim ka qenë z. Xhaferi që e ka marrë fjalën duke thënë: “Me anë të kësaj konferencë duam të prezantojmë akordin me drejtorin tonë sportive Matko Djarmati. Ky bashkëpunim erdhi si binjakëzim me Rijekën në Kroaci. Ky ishte një propozim I tyre dhe duke dëgjuar planin e tij vendosëm për të. Uroj dhe shpresoj që të jetë fillim I mbarë sepse nga sezoni I ardhshëm kemi plane konkrete për në Europë”.

Më pas ka marrë fjalën drejtori Djarmati që para gazetarëve është shprehur: “Minimumi një herë në javë do jemi bashkë. Me gazetarët do jemi korrektë sepse pa juve klubi Vllaznia nuk është I madh. E di ku kam ardhur dhe këto tre ditë që jam në Shkodër më është rrotulluar jeta 360 gradë.

E ndiej peshën e fanellës dhe jam gati. Kam ardhur nga propozimi I Rijekës këtu dhe nga asnjë klan pas meje, kam ardhur për një qëllim sportive dhe do jap maksimumin tim për objektivat e klubit. Do kemi një ekperiencë me ata dhe do bëjmë një punë si duhet.Nuk jam propozuar nga asnjë njeri në Shqipëri apo dikë që mund të rrijë pas.

Do provoj të finalizoj objektivat. Po presim përgjigje nga bordi I Rijekas, por brenda kontratës duhet të ndryshojnë gjërat dhe të kemi propozime konkrete. Kam punuar 2 javë atje me Rijekën dhe nuk është arritur binjakëzimi zyrtarisht sepse mungonte personi përgjegjës për shkaqe familjare. Unë kam folur me UEFA-n dhe me UEFA Pro do e mbyll edhe për drejtor teknik. Me informacionet nga Federata e bëj këtë punë. Klubi më ka gjetur apartament dhe kam katër ditë që jetoj në Shkodër”.

Në fund për gazetarët është shprehur edhe administratori i klubit z. Lici i cili ka deklaruar:

“Dua të falenderoj drejtorin sportiv Engin Ferat që na erdhi në Kategorinë e Parë. Me punën e tij bëmë një punë dhe jemi oraganizuar në kohë rekord. Në tre fazat e para kemi qenë kompetitiv dhe për 3 muaj ishim pa stërvitje. Dua të falenderoj trajnerin Dedja për punën e bërë. Matkos I uroj sukses.

Klubi është I angazhuar që bashkë me sponorin të mbështesë Matkon, kemi mundësi që të bëjmë zgjedhje më cilësore që të jemi më korrekt në pagesa, çështjet burrokratike na kanë penalizuar. Është hera e parë që në 8 vitet e fundit marrim 46 pikë. Ne mbetëm në vend nga Covid sepse iku trajneri dhe pesë muaj pa kaluar pasqyrat financiare dhe largimi I trajnerit.

Besoj se kemi një bazë dhe do bëjmë analizë. Jemi në kohë sepse marrja e trajnerit shpejt na bën të jemi në kohë. Unë nuk jam asnjë fije xheloz për sa kohë që është në të mirën e klubit. Me trajnerin nuk kemi finalizuar dhe kur të bëhet kjo do jemi më bashkëpunues. Këtu janë të mirëpritur të gjithë në fillim është Vllaznia dhe pastaj jemi ne të tjerët”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy