minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
ZYRTARE: Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit - Struga.net

ZYRTARE: Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit

0

Andrea Pirlo është trajenri i ri i skuadrës së Juventusit. Pak orë pasi Mauricio Sarri u shkarkua nga stoli i bardhezinjve, ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se ish-mesfushori italian do të ishte ai që do të drejtonte ekipin.

Sipas njoftimit të klubit, Pirlo do të merrte këtë detyrë edhe pse ishte emëruar te U23 vetëm 10 ditë më parë. Klubi theksoi se Pirlo kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe se ekzistonte besimi se kishte gjithçka që duhej për të synuar trofe me Juventusin.

“Do të jetë Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit. 41 vjeç, i lindur në Fiero në provincën e Breshias, Andrea Pirlo ka një karrierë legjendare si futbollist që e ka çuar të fitojë gjithçka, nga Liga e Kampioneve te Kupa e Botës. Në katër vitet e tij në drejtimin e mesfushës së Juventusit, Pirlo ka fituar po që tituj kampion, një Kupë Italie dhe dy Superkupa.

Sot, fillon një karrierë e re e tij në botën e futbollit. Siç ishte thënë rreth një javë më parë, nga Maestro në Mister. Nga sot, për popullin juventin do të jetë Misteri, pasi klubi ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit të parë, pasi e kishte përzgjedhur për Juventusin U23. Zgjedhja e sotme bazohet në bindjen se Pirlo ka gjithçka duhet për të drejtuar, që në debutimin në pankinë, një ekip ekspert dhe me talent për të ndjekur suksese të reja. Andrea Pirlo ka firmosur sot një kotnratë dyvjeçare, deri në qershorin e vitit 2022”, shkruhej në njoftimin e Juventusit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy