minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Zyrtare: Zenel Gavazaj afrimi i 3-të i Kukësit! - Struga.net

Zyrtare: Zenel Gavazaj afrimi i 3-të i Kukësit!

0

Kukësi zyrtarizon një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Skënderbeut Zenel Gavazaj dhe njëkohësisht vëllain e sulmuesit anësor të Kukësit Enis Gavazaj.

Zeneli stërvitjej prej kohësh me Kukësin ku po rikuperohej nga një dëmtim por tashmë zyrtarisht një lojtar i verilindorëve me të cilët ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Zenel Gavazaj pëlqehet sëtepërmi nga trajneri i ri Kukësit, Skënder Gega me të cilin pritet të rigjejë veten.

Njoftimi i klubit:

Zenel Gavazaj është zyrtarisht futbollisti i Kukësit! Mesfushori i djathtë ka firmosur me skuadrën tonë një kontratë 2 vjeçare dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega ditën e nesërme.
Gavazaj është një futbollist që e njeh mirë skuadrën tonë, duke qenë se stërvitet prej muajsh me ekipin.

I ardhur nga një dëmtim, Gavazaj ka arritur të riaftësohet dhe të stërvitet normalisht me ekipin, por pa mundur të regjistrohet brenda afatit për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin që mbaroi.

20-vjeçari i talentuar ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, ku së fundmi ka qenë pjesë e Shqipërisë U19, teksa te Kukësi gjen edhe vëllanë e tij, Enis Gavazajn. Mirë se vjen Zenel!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy