minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ahmeti: Vota për BDI-në është një votë për ditë më të mira - Struga.net

Ahmeti: Vota për BDI-në është një votë për ditë më të mira

0

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në takimin e sotëm me banorët e Dibrës, tha se vota e tyre për BDI-në është votë e cila do të sigurojë ditë më të mira për ta, për arsim më të mirë, për shëndetësi më të mirë dhe vende të reja pune për të rinjtë. Ahmeti tha se me përkrahjen e shqiptarëve më 27 prill BDI do të sigurojë ndikim më të fuqishëm në Qeverinë e ardhshme dhe do të realizojë hapa përpara drejt integrimeve euroatlantike.

Kreu i Partisë Ahmeti, edhe para dibranëve mbështetës të BDI-së, shpalosi qëllimet e partisë së tij, përkatësisht të gjithë shqiptarëve siç tha ai, përse kërkon mandatin e ri në qeveri.

Ahmeti theksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE si garanci për stabilitet, paqe dhe ardhmëri. Ndër prioritetet e brendshme Ahmeti u ndal tek avancimi i gjuhës shqipe, e cila me gjithë përpjekjet, ende nuk është mbyllur si kapitull.

Ruzhdi Lata, kryetar i Dibrës

Ne jemi tubuar për ardhmërinë tonë, për të përmirësuar mirëqenien tuaj, ne nuk kemi premtim tjetër përveç votimit të platformës sonë. Ne së bashku jemi më të fortë. Dibra sot është e bashkuar me ë gjitha trojet e veta që ka, Dibra sot është e shqiptarëve.

Shqiptarët e Maqedonisë në Evropë mund të integrohen vetëm përmes BDI-së.

Burimi:Bashke.eu

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy