minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
çobanët nga Shqipëria zgjedhin hallin e blegtorëve strugan - Struga.net

çobanët nga Shqipëria zgjedhin hallin e blegtorëve strugan

0

Një pjesë e madhe e blegtorëve strugan kanë rënë në hallë ,sepse askush nuk preferon të punoj si bari dhe të kujdeset për tufat e tyre të dhenëve, apo të punoj në stallat e tyre.Në ndihmë në këtë drejtim duket se u kanë dal barinjt nga zonat kufitare të Shqipërisë të cilët tashmë i gjenë të punësuar te cdo blegtor strugan .Këtë fakt e konfirmojnë edhe nga Njësia e rajonale e Bujqësisë në Strugë, nga ku thonë se në bisedat jo formale me blegtorët në disa raste është ngritur shqetësimi nga ana e tyre se shumë vështirë ata vijnë deri te kontraktimi i barinjve, gjë që u krijon vështirësi të shumta në punë.Zeqir Pollozhani, shefi i Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Strugë, pohon se sipas informacioneve paraprake jozyrtare vetëm në Strugë janë të angazhuar më shumë se tridhjet të rinj nga Shqipëria që punojn si barinj te blegtorët strugan .”Në disa raste në biseda joformale nga ana e blegtorëve strugan është ngritur shqetësimi se kanë vështirësi në gjetjen e personave të cilët do të punonin për to në fushën e blegtorisë .Padyshim që angazhimi i personave nga zonat fqinje të Shqipërisë, ka zbutur këtë shqetësim por është fakt që shum rrall gjen strugan që shpreh gadishmërin të punoj si bari”,përfundon Pollozhani.Ramiz Balliu, nga fshati Reshtan i Prrenjasit, nga Shqipëria fqinje i punësuar si bari nga një blegtor strugan, pohon se vetëm nga fshati i tij në Strugë, janë angazhuar si barnj me dhjetra të rinj .Ai pohon se për tre muaj do të punoj si bari në Strugë, pastaj do të largohet për në vendlindje .Bariu nga Shqipëria edhe pse në një moshë që nuk i kalon të tetëmëdhjetat thotë se këtë punë di të bëj dhe ndjehet i kënaqur për momentin me kushtet që ka gjetur në këtu .”Jam mirë këtu do të punoj deri në fund të verës pastaj do të rikthehem në fshatin tim.Nga Shqipëria jemi një numër i madh i të rinjve që punojm si bari në rrethin e Strugës”përfundon ai.Si pasoj e krizës së tejzgjatur dhe reduktimit të vendeve të punës në sektorët e tjerë të ekonomisë nga viti në vit në Strugë rritet numri i qytetarëve që zgjedhin të merren me bujqësi sidomos me blegtori.Këtë fakt e konfirmojnë edhe nga Njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga Agjensioni për Mbështetjen e Bujqësisë në Strugë nga ku pohet se vërehet një interesim në rritje i struganve për tu marrë me blegtori dhe me bujqësi në përgjithësi duke e arsyetuar këtë fakt edhe me rritjen e numrit të kërkesave për subvencionimim që vinë në këto institucione nga qytetarët.(KOHA/strugalajm)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy