minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Demiri: Xhaferri dhe Merko janë libra të lexuar nga populli - Struga.net

Demiri: Xhaferri dhe Merko janë libra të lexuar nga populli

0

Bartësi i listës së RDK-së, Ardian Demiri sonte realizoi një takim me banorët e fshatit Podgorcë të Strugës ku prezantoi qëllimet dhe objektivat e kësaj partie në kudër të zgjedhjeve të 27 prillit.Demiri kërkoi mbështetje për RDK sepse nevoja për ndryshim është e madhe dhe kërkoi që qytetarët të mos bien pre e propagandës të personave të konsumuar politik .”Kur hyn në shtëpi dhe hapni dritaren e librave,teksa i shihni librat,ju menjëher do i hiqni menjan librat e lexuar dhe do kerkoni libër që se keni lexuar. Dua t’ju them, Musa Xhaferi dhe Ramiz Merko janë të lexuar nga populli, njëri zëvendëskryeministër e tjetri ish kryetar qyteti janë të konsumuar dhe nuk meritojn t’ju jepet më shansi. Sot isha në Kercovë dhe pata disa takime me kërcovarët, dhe atje dëgjova që vet Musa Xhafeëri 12 vjet nuk ka dal në Kërcovë dhe tash e sjellin në Strugë. Ndërsa Ramiz Merkon e len të qëndroj nëpër shtabe pasi është i padëshiruar për struganët”theksoi ai.më tej Demiri sipas shtabit të RDK-së në Podgorcë ka thënë se ai do të jetë në cdo moment që do ta lypi nevoja përkrah banorëve të kësaj ane dhe jo Musa Xhaferri të cilit aspak s’do i interesojë asnjë problematic e juaja ashtu si dhe deri më tani. Dua te ju paralajmeroj që në ditët në vazhdim do dëgjoni gjepura të tipit, nuk fiton RDK dhe Ardian Demiri, mos e digjni voten etj. Mos i besoni këtyre propagandave sepse do jepen me qëllim që tu zbrapsin nga dëshira dhe vullneti për ndryshim. Votë e djegur është vota e dhënë për njerëz të dështuar, e jo per njerez punëtor dhe te ndershëm. Ju siguroj që në 27 prill, me fitoren tonë të madhe , Struga dhe ne do jemi supriza e këtyre zgjedhjeve”ka pthënë Demiri në fshatin Podgorcë sipas shtabit të RDK-së.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy