minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Demiri:Si do ta gjunjëzoj Merko, Gruevskin me 5 kallëzime penale (FOTO) - Struga.net

Demiri:Si do ta gjunjëzoj Merko, Gruevskin me 5 kallëzime penale (FOTO)

0
t5

Në takimin që kandidati për deputet i RDK-së Ardian Demiri zhvilloi në fshatin Tatesh të Strugës përvec aktualitetit politik preku dhe cështjen e punësimit të rinisë e cila nuk mund të zgjidhet vepëm me premtimet boshe për inkuadrim në administratën shtetërore njoftojnë nga Shtabi komunal i kësaj partie.Sipas Demirit mungesa e një strategjie në punësimin e rinisë shqiptare në Strugë ka sjellur mërgimin në masë të saj në botën perëndimore ,gjë që është reflektuar edhe në boshatishjen e vendbanimeve shqipatare të Strugës .Për Demirin kjo situatë mund të tejkalohet vetëm me një strategji të mirë studiuar ekonomike duke u dhënë prioritet zhvillimit të resurseve si dhe duke promovuar dhe tërhequr kapitalin e huaj.Demiri i garantoi banorët e Tateshit se RDK do të bëj cmos duke angazhuar ekspertët më të zotë në funksion të zhvillimit ekonomik të trojeve shqiptare në Maqedoni.Ndërkohë, edhe në këtë takim sipas Shërbimit për informim të shtabit të RDK-së në Strugë Demiri ka debatuar në distancë me kandidatin e partisë rivale .” Para 3 ditësh dëgjova Ramiz Merkon ku tha: Na jepni mandatin ta gjunjëzojmë Gruevskin? Si do ta gjunjëzoj Ramiz Merko Gruevskin, ku ai personalisht ka 5 kallëzime penale dhe logjikisht duhet ta kuptojm se Ramiz Merkon e kanë në duar dhe e levizin sic duan ata. Pergjigja ime do ishte njerezit që e gjunjëzojnë Gruevskin janë ata qe janë të pastër, pa akuza dhe vepra të dënueshme , pa bagazh të keq .Ata nuk janë njerëzit që blejn vota dhe që nga zeroja u bën milionera”ka përfunduar Demiri thuhet në njoftimin e shtabit të RDK-së .

t3t2t1

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy