minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Dënohen disa kompani për soufter të palicencuar - Struga.net

Dënohen disa kompani për soufter të palicencuar

0

Kompanive të cilat në mënyrë të paautorizuar kanë shfrytëzuar soufter të huaj u është marrë pajisja dhe janë dënuar me gjoba dhe dënime me kusht. Kompanitë e dënuara janë të obliguara të paguajnë edhe dëmshpërblim në vlerë prej 100.000 deri 550.000 denarësh, varësisht nga sasia dhe lloji i soufterit të palicencuar që e kanë shfrytëzuar. Trupi koordinues për pronësi intelektuale kumtoi sevendimi gjyqësor ka vijuar pas masave të përforcuara në luftën kundër piraterisë soufterike. Kryetari i Trupit koordinues Mite Kosotov thotë se angazhimi i organeve shtetërore në trupin kombëtar dhe roli i gjykatave kompetente janë të rëndësishme për respektimin dhe zbatimin e mbrojtjes së të drejtave autoriale dhe të drejtave nga prona intelektuale. “Posaçërisht dëshiroj të shpreh falënderim deri te përfaqësuesit e organeve shtetërore të cilët marrin pjesë në Trupin koordinues për pronë intelektuale. Posaçërisht të gëzon fakti që gjykatat kompetente veprojnë sipas parashtresave tona kundër autorëve të veprave penale dhe tani erdhëm edhe deri te vendimet gjyqësore dhe dënimet të larta për ata që nuk e kanë respektuar ligjin”, deklaroi Kostov, kryetari i Trupit koordinues për pronësi intelektuale të Republikës së Maqedonisë. Soufteri ilegal paraqet rrezik të madh për konsumatorët. Kopjet e falsifikuara i ekspozojnë shfrytëzuesit në viruse të cilat munden shpejt të infektojnë rrjete të tëra dhe bashkësi, ndërsa soufterët me qëllim të keq t’i rrezikojnë të dhënat private dhe të sjellin deri në vjedhjen e identitetit. Pirateria soufterike shkakton ulje të tatimeve dhe humbjen e vendeve të punëve, vepron në mënyrë destimulese në investime, dhe në përgjithësi ka implikime të thella negative për miliona njerëz nëpër tërë botën.(KOHA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy