minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Hani, realizon takim pune me homologun nga Shqipëria - Struga.net

Hani, realizon takim pune me homologun nga Shqipëria

0

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani, në Pogradec,Republika e Shqipërisë,realizoj takim pune me Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore .Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamjet mbi funksionimin e qeverisjes vendore , kryesisht në aspektin e organizimit territorial,që është aktual në Shqipëri.Për ministrin Çuçi posaçërisht është i rëndësishëm përvoja e Republikës së Maqedonisë si model i suksesshëm i decentralizimit të pushtetit .Në takimin ministri Hani shprehu kënaqësinë nga rezultatet e arritura dhe u adresua në funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Maqedonisë si dhe sistemin e financimit të tyre. Ai vuri në dukje se procesi i decentralizimit është prioritet i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe theksoi se decentralizimi i pushtetit në Republikën e Maqedonisë zbatohet me sukses,për çka ka konfirmim nga Bashkimi Evropian përmes Raportit të Komisionit Evropian .”Por ka ende punë në drejtim të përfundimit të kompetencave dhe forcimin financiar të komunave, edhe pse të dhënat tregojnë se nga viti në vit rriten të hyrat komunale, duke siguruar burime të reja të financimit”,tha ministri Hani. Ai më tej tha se angazhimi i tij është që të vazhdohet kjo prirje, dhe do të këmbëngulë për mbështetje më të madhe financiare për zhvillimin rajonal dhe shpërndarjen e 1% të BPV-së për financimin e projekteve të zhvillimit me karakter rajonal .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy