minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Harrohet sanimi i bordurave te ”Drini i zi” - Struga.net

Harrohet sanimi i bordurave te ”Drini i zi”

0

Edhe pse u paralajmërua se në fillim të këtij viti do të fillojnë punimet për sanimin dhe rregullimin e burdurave të lumit”Drin i i Zi” ,një gjë e tillë nuk po ndodh në praktikë nga ana e Hec ”Gllobocica”.Toni Markoski ,drejtori i kësaj kompanie publike që funksionon në kuadër të ELEM-it thotë se pavarsisht faktit që nuk është në ingerencë vetëm e kompanisë që ai drejton punimet sanuese do të fillojnë në një kohë të afërme pa specifikuar se kur do të jetë kjo kohë.Markoski në këtë drejtimj i kërkon edhe komunës së Strugës të ndërhyjë në këtë drejtim.”Ne ashtu sic edhe kemi paralajmëruar do të ndërhym por në këtë rast përgjegjësia nuk duhet kërkuar vetëm të ELEM por edhe te institucionet e tjera .Ne si kompani kemi edhe një marrëveshje me pushtetin vendor të cilën e respektojm në mënyrë të përpiktë ku për cdo muaj në arkën e Komunës derdhim 160 mijë denarë.Në këtë drejtim presim që edhe komuna e Strugës të marri angazhime konkrete ”përfundon Markoski. Ka disa kohë që qytetarët struganë po ngrejnë shqetësimin se në pjesë të caktuara të mureve anësore (bordurave) të Drinit të Zi përskaj shetitores në qendër të qytetit ,mungojnë gurët e skalitur fenomen që nga dita në ditë po zgjerohet duke sjellë degradim të theksuar sidomos në drejtim të Spitalit të qytetit . Një pjesë e gurëve tashmë kanë përfunduar në shtratin e lumit por nuk përjashtohet mundësia që disa edhe të kenë përfunduar në rrethojat e mureve të qytetarëve të pandërgjegjshëm.Pavarsisht arsyeve që kanë sjellur këtë situatë struganët e kontaktuar nga ”KOHA” thonë se autoritetet nuk duhet të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm por duhet të ndërhynë dhe renovojnë pjesët ku bordurat shfaqen me probleme.Ndërkohë nga Komuna e Strugës nuk arritëm të marrim një prononcim të tyre në lidhje me degradimin e bordurave të ”Drinit të Zi” dhe qëndrimin e e pushtetit vendor rreth kësaj situate.Muret anësore të Drinit të Zi dhe vetë shetitorja me dy nivele pranë tij janë ndërtuar në vitet 60 dh 70 duke i dhënë Strugës një pamje që shumë qytete do ta dëshironin.Lumit Drini I Zi viteve të fundit shpesh herë ka ngjallur debate se kush duhet të kujdeset për të, pushteti vendor apo Ndërrmarria ELEM që menaxhon prej vitesh këtë lum për prodhimin e energjisë elektrike./ Strugalajm

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy