minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Historia e Strugës - Struga.net

Historia e Strugës

0

Struga shtrihet në jugperëndim të Maqedonisë dhe duke jetuar me shekuj ka formuar fizonomin e saj në aspektin historik, kulturor, në art, arkitekturë, dhe estetikë.

struga-old

struga old photo

C’do qytet ka historinë dhe të kaluarën e vet dhe ajo e bën që qytetaret të mburren, krenohen me të. Ajo bashkon banoret e çdo qyteti dhe bën ti respektjonë traditat dhe njëkohësisht t’ua përcjellin gjeneratave të reja, ose më konkretisht ato përcillen brez pas brezi. Flasim për qytetin e Liqenit të Ohrit, për historinë e këtij qyteti ku ç’do gur ose kaldërma dhe ç’do guacë e liqenit të kthjelltë paraqet pjesë përbërse e piramidës së këtij qyteti. Struga qytet i artizanteve. Gjatë zhvillimit të tij qyteti kalon nëpër periudha zhvillimi të traditave, ekonomisëdhe kulturës por mos ta harrojmë faktin se ka qenë edhe në sy të shumë pushtuesëve.

struga-old

struga old photo

Historia e Strugës fillon nga neoliti. Buzë Drinit të Zi dhe në afërsi të tij janë zbuluar figura arti që padyshim tregojn se prej neolitit e këtej Struga ka qenë vendbanim. Sipas asaj që është e njohur prej epokës greko-romake mund të thuhet se Struga ka qenë vendbanim i rendësishëm peshkimi në afërsi të vendbanimeve Lyhnida ( Ohri i sotëm ) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e të cilit janë gjetur ne fshatin Ladorisht 2 kilometra larg Strugës) Në epokën greko-romake, para ardhjes së sllavëve në ballkan, Struga ka qenë territor ku intenzivisht është zhvilluar jeta kulturore. Prej asaj koha është e rendësishme nekropola në fshatin Trebenishtë e cila ka dhënë material të shkëlqyer për shkencën greke dhe ballkanike si dhe për bazilikat e mëvonshme romake dhe bizantine në Ladorisht, Oktis dhe Dollogozhd.

struga-old

struga old picture

Për historin kulturore të Strugës dhe rrethinës rendësi të vaçantë kanë bazilikat në Oktis dhe në Ladorisht. Për bazilikën në Ladorisht diet se ka pasur atrium, bazilika të tilla ka ne të gjith ballkanin mirpo rrallë gjenden bazilika me mozaike në podium. Në një terren kaq të pasur në shekullin e VII erdhen sllavët, në atë periudhe Ohri ishte shkatrruar nga një tërmet, gjithashtu edhe bazilikat në Oktis dhe Ladorishtë.
Prej periudhës së pushtimit otoman në Strugë ka përemendore kulturore edhe prej arkitekturës profane. Hamami edhe pse ka dimenzione të vogla i përmban të gjitha elementet e hamamëve të tjera në ballkan. Jeta kulturore e pushtimt otoman ka lënë gjurmë jo vetëm në Strugë e rrethinë por edhe më gjerë në gadishullin Ballkanik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy