minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
‘’ Ibrahim Temo’’feston 6 vjetorin(Foto) - Struga.net

‘’ Ibrahim Temo’’feston 6 vjetorin(Foto)

0
i1
Shkolla e Mesme , Gjimnazi i Përgjithshëm i Strugës nën emrin e rilindasit ‘’ Ibrahim Temo”, sot kremtoi patronatin e 6-të të saj. Shkolla e kishte organizuar manifestimin në formë kokteji ku me ç‘rast u mbajtën edhe fjalimet përshëndetëse. Në fillim ishte drejtori i SHMK ‘’ Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo” , z. Xheladin Muça, i cili i falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen dhe ua uroi të gjithëve festën. Pastaj fjalën e rastit e mori edhe Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela , i cili në mes tjerash u shpreh :
‘’ Së pari më lejoni që të shprehem nëpërmjet një dollie. Gëzuar, ju uroj të gjithëve këtë ditë , patronatin e Shkollës së Mesme , Gjimnazit të Përgjithshëm ‘’ Dr. Ibrahim Themo”. Përbën një kënaqësi të jesh këtu , duke pasur parasysh se gjithmonë , gjimnazet janë elita e një shoqërie. Ju e keni për nder që e mbani emrin e Dr. Ibrahim Temo-s, për të cilin historia duhet akoma të shkruajë, ndërsa ju e keni në dorë që ta lartësoni akoma më tutje këtë emër. Gëzuar!”
Pas fjalimeve përshëndetëse me rastin e kësaj feste, aktiviteti vazhdoi në të njëjtat ambiente , në prani të profesorëve të kësaj shkolle si dhe disa profesorëve e nxënësve të ardhur posaçërisht për këtë festë nga Shkolla e Mesme ‘’ Jovçe Teslickov” Veles .
20.03.2014
Komuna e Struges
Zyra per Marredhenie me Publikun
i4 i5

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy