minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
‘Ibraim Temo”shpreson te ”Murat Labënishti” - Struga.net

‘Ibraim Temo”shpreson te ”Murat Labënishti”

0

Fenomeni masiv i zvogëlimit të nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Strugës ,tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e mesme të qytetit ku nga viti në vit shihet një tendencë në rënie progresive e numrit të nxënësve që regjistrohen në vitin e parë mësimor.Kjo dukuri është më prezente në Gjimnazin ”Ibrahim Temo” ngren shqetësimin nga ky institucion arsimor, nga ku marrim informacionin se sivjet në këtë shkollë në klasë të parë mësojnë 196 nxënës shqiptarë që janë për disa dhjetra më pakë se në vitin mësimor 2012/2013 ku në vit të parë mësoni 273 nxënës.Kjo tendencë pritet të zgjerohet edhe në vitin e ardhshëm mësimor 2014/2015 potencojnë nga ”Ibrahim Temo” sepse edhe të dhënat që kanë ardhur në shkollën e tyre nga Inspektoriati Arsimor flasin në drejtimin e zvogëlimit permanent të nxënësve që mbarojnë asimin fillore dhe pritet të nisin atë të mesëm.Xheladin Muca ,drejtor në ”Ibrahim Temo” potencon se kjo dukur tashmë ka dhënë rezultat sepse nga tetë paralele që ishin në gjuhën shqipe numri është reduktuar në shtatë .Por një fakt pozitivë që do të stabilizojë numrin e nxënësve shqiptar në shkollat e mesme të qytetit është fakti që në vitin e ardhshëm sipas Mucës mbaron semimaturën gjenerata e parë nxënësve të shkollës së Llabunishtit me tre paralele gjë që pritet të stabilizojë numrin e nxënësve shqiptar në shkollat e mesme të Strugës.Për drejtorin e shkollës së mesme ”Ibrahim Temo” fenomeni është shqetësues sepse sjell edhe një sërë implikimesh të tjera në shumë drejtime të cilat do të dalin në sipërfaqe në të ardhmen.”Kjo është e verteta dhe ajo duhet të thuhet pavarsisht që na pëlqen ose jo, por është fakt i dishëm që në ”Ibrahim Temo” zvogëlohet numëri i nxënësve nga viti në vit.Shpresa e vetme në këtë dritim është shkolla e fillore e Llabunishtit si një nga shkollat me numrin më të madh të semimaturanëtve shqiptar”përfundon drejtori ,Xheladin Muca .Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së fundit si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë se kanë lojtur të ashtuqojturat ”martesa me letra”,praktik nepërmjet së cilës një pjes e madhe e të rinjve mërguan në vendet përëndimore ku kriuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shumë nxënës me origjin nga Struga të etnisë shqipatare ka në vendet perëndimore se sa në komunën e Strugës.Në komunën e Strugës funksionojn njëmbëdhjet shkolla fillore qëndrore dhe njëzet e gjashtë periferike të shpërndara në pesëdhjet e një vendbanime si dhe dy shkolla të mesme në qytet, por rënia e numrit të nxënsëve me këto ritme mund të ndikoj që në të ardhmen shumë prej tyre rrezikojnë drynin dhe për pasoj shumë punëtorëve të arsimit do tu rrezikohet vendi i punës.(KOHA/strugalajm)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy